Tregtia mes Rusisë dhe Kinës pritet të arrijë një nivel të ri rekord prej 200 miliardë dollarësh këtë vit, sipas kryeministrit rus, Mikhail Mishustin. Kështu deklaroi ai gjatë vizitës së tij në Kinë, pasiqë Moska po përballet me izolim nga Perëndimi.
Rusia po përballet me sanksione perëndimore qëkur nisi lufta kundër Ukrainës dhe është mbyllur nga pjesa më e madhe e ekonomisë globale.
Vitin e kaluar, tregtia dypalëshe u rrit me gati 30% në një rekord prej 190 miliardë dollarësh, e që kryesisht u nxit pasi Kina bleu energji nga Rusia. Këtë vit, tregtia e tyre vazhdoi të rritet, me 41% në katër muajt e parë, sipas shifrave të doganave kineze./UBTNews/