Anëtarësimi i Finlandës dhe Suedisë në NATO do të ishte një “gabim” me “pasoja të gjera”, tha sot zëvendësministri i Jashtëm rus, Sergei Ryabkov, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve TASS.
Të dielën, qeveria e Finlandës sinjalizoi synimin e saj për t’u bashkuar me NATO-n, duke lënë pas dekada neutraliteti dhe duke injoruar kërcënimet ruse. Partia në pushtet e Suedisë tha më vonë se do të mbështesë gjithashtu bashkimin me aleancën.
“Ata nuk duhet të kenë asnjë iluzion se ne thjesht do ta durojmë këtë”, tha Ryabkov, sipas TASS, duke e quajtur vendimin nga të dy shtetet, “një tjetër gabim serioz me pasoja të gjera”.
Pranimi i Finlandës në NATO – do ta sillte aleancën amerikano-ushtarake në pragun e Rusisë, pasi të dy vendet ndajnë një kufi 830 milje (1335 kilometra).
“Fakti që siguria e Suedisë, si ajo e Finlandës, nuk do të forcohet si rezultat i këtij vendimi, është plotësisht i qartë për ne” tha Ryabkov, sipas TASS./UBTNews/