UBT News

Rusia paralajmëron se do të godasë shënjestrat në Kiev

Ministrja ruse e Mbrojtjes ka lëshuar një paralajmërim për banorët e Kievit, duke thënë se po përgatitet për të goditur shënjestrat në kryeqytetin ukrainas.

Në një deklaratë të lëshuar të martën, zyrtarët rusë kanë thënë se forcat e tyre janë të përgatitura për të nisur “sulme shumë të sakta” kundër qendrave teknologjike të Shërbimit ukrainas të Sigurisë.

“Ne u bëjmë thirrje qytetarëve ukrainas që janë duke u shfrytëzuar nga nacionalistët për të kryer provokime kundër Rusisë, ashtu sikurse banorëve të Kievit që jetojnë afër këtyre zonave, që të largohen nga shtëpitë e tyre”, është thënë në deklaratë.

Zyrtarët kanë pretenduar se sulmet janë duke u kryer për të “parandaluar sulmet kundër Rusisë”./REL

Exit mobile version