UBT News

Rusia paralajmëron “pasoja të paparashikueshme” nëse SHBA dërgon raketa Patriot në Ukrainë

A US soldier stands near a Patriot missile system at a Turkish military base in Gaziantep on February 5, 2013. The United States, Germany and the Netherlands committed to send two missile batteries each and up to 400 soldiers to operate them after Ankara asked for help to bolster its air defences against possible missile attack from Syria. AFP PHOTO / BULENT KILIC (Photo credit should read BULENT KILIC/AFP via Getty Images)

Çdo dërgesë e raketave amerikane Patriot në Ukrainë mund të “çojë në pasoja të paparashikueshme” dhe të kërcënojë sigurinë globale, tha në një deklaratë ambasada ruse në Uashington.

Administrata Biden po finalizon planet për të dërguar sistemin e avancuar të mbrojtjes ajrore me rreze të gjatë veprimi në Ukrainë për të ndihmuar kundër sulmeve të Moskës, sipas zyrtarëve amerikanë.

“Nëse kjo konfirmohet, ne do të jemi dëshmitarë të një hapi tjetër provokues nga administrata [Biden], që mund të çojë në pasoja të paparashikueshme”, thuhet në deklaratën e Ambasadës Ruse.

Sipas tyre, dërgesat e vazhdueshme të armëve në Ukrainë “vetëm do të forcojnë ndjenjën e mosndëshkimit të regjimit Zelenskyt dhe do ta shtyjnë atë në krime të reja kundër civilëve” në katër rajone të Ukrainës që Rusia pretendon se i ka aneksuar.

Deklarata kritikoi gjithashtu mbështetjen e SHBA-së për Ukrainën, duke thënë, “Strategjia e Uashingtonit shkakton dëme të mëdha jo vetëm në marrëdhëniet ruso-amerikane, por gjithashtu krijon rreziqe shtesë për sigurinë globale”./UBTNews/

Exit mobile version