Dmitry Medvedev, nënkryetari i Këshillit të Sigurimit të Rusisë, paralajmëroi në një deklaratë se ushtria ruse do të “më shumë se dyfishonte” forcat e saj në krahun perëndimor të Rusisë nëse Suedia dhe Finlanda i bashkohen NATO-s.
Forcat e mbrojtjes tokësore dhe ajrore do të forcoheshin, shkroi ai në Telegram, dhe Rusia do të vendoste “forca të konsiderueshme detare” në Gjirin e Finlandës.
Nëse Suedia dhe Finlanda i bashkohen NATO-s, shtoi Medevedev, “nuk do të jetë më e mundur të flitet për ndonjë status jo-bërthamor të Baltikut – ekuilibri duhet të rivendoset”./UBTNews/