Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock e ka kritikuar Moskën për bllokimin e dialogut me partnerët ndërkombëtarë pasi diplomatët homologu i saj rus, Sergei Lavrov, u largua pas fjalimit të saj në mbledhjen e G20-ës.
Duke folur për televizionin gjerman, Baerbock tha se Lavrov “e la seancën e parë përgjysmë” dhe anashkaloi seancën e dytë “që tregon edhe më qartë se ai nuk është i interesuar për bashkëpunimin ndërkombëtar apo dialogun me partnerët e tjerë të G19”.
“Kjo tregon se qeveria ruse nuk po tregon asnjë milimetër vullnet për të folur, veçanërisht për çështjen e rëndësishme se si do të përballemi me krizën globale të ushqimit”, tha Baerbock.
Ministrja gjermane tha se megjithëse 19 vendet tjera kanë pikëpamje të tjera për “luftën e agresionit të Rusisë”, ata apeluan që lufta të mbarojë./UBTNews/