Pasi presidenti rus Vladimir Putin monitoroi sot stërvitjet e forcave strategjike bërthamore të vendit, ambasadori i Kremlinit në Mbretërinë e Bashkuar, Andrey Kelin ka thënë se Rusia nuk do të përdorë armë bërthamore në luftën në Ukrainë.
Në një intervistë për CNN, Kelin tha se shefi i mbrojtjes i Kremlinit ka siguruar ministrat në mbarë botën se armët nuk do të përdoren.
Ai tha: “Rusia nuk do të përdorë armë bërthamore, nuk mund të bëhet fjalë”./UBTNews/