Ministria e Mbrojtjes e Rusisë tha se të gjitha aktivitetet e mobilizimit, përfshirë dërgimin e thirrjeve, janë pezulluar, sipas një deklarate të botuar të hënën.
Ministria tha se “të gjitha aktivitetet në lidhje me rekrutim për shërbimin ushtarak” janë ndalur.
Sipas deklaratës, tani e tutje njësitë ushtarake do të pranojnë vetëm vullnetarë dhe kontraktorë.
Ministria shtoi se në emër të ministrit rus të Mbrojtjes, Sergei Shoigu, komandantëve të distrikteve ushtarake dhe të Flotës Veriore iu dërguan urdhra për të paraqitur raportet për përfundimin e aktiviteteve të mobilizimit deri më 1 nëntor.
Njoftimi i ministrisë nuk përbën një fund zyrtar të mobilizimit që e njoftoi presidenti Putin. Kjo mund të bëhet vetëm me një dekret zyrtar nga Presidenti rus./UBTNews/