Të mërkurën, Rusia nisi një valë të re sulmesh me dronë ndaj rajoneve të ndryshme në Ukrainë, përfshirë edhe kryeqytetin, thanë autoritetet ukrainase.
Komanda e Forcave Ajrore të Ukrainës tha se 21 nga 26 dronë Shahed të prodhuar nga Irani, të cilët i gjuajti Rusia janë shkatërruar, megjithatë nuk u raportua për viktima apo dëme të mëdha./UBTNews/