Rusia dhe Bjellorusia kanë nisur stërvitjet e përbashkëta të forcave ajrore që janë planifikuar të zgjasin deri më 1 shkurt, tha ministria e mbrojtjes e Bjellorusisë.
Bjellorusia thotë se stërvitjet e saj të forcave ajrore me Rusinë janë të natyrës mbrojtëse për t’u përgatitur për misione të mundshme luftarake. Stërvitjet erdhën në periudhën kur shqetësimet po rriten se Moska po e shtyn Minskun t’i bashkohet luftës në Ukrainë.
Ukraina ka paralajmëruar vazhdimisht për sulme të mundshme nga Bjellorusia, por Kremlini ka mohuar se ka qenë duke i bërë presion presidentit bjellorus, Aleksandër Lukashenko, për të marrë një rol më aktiv në konfliktin në Ukrainë. Minsk ka thënë se nuk do të hyjë në luftë./UBTNews/