Forcat e Flotës së Paqësorit të Rusisë kanë nisur stërvitjet operacionale në ujërat e Detit të Japonisë dhe në detin Okhotsk që do të zgjasin deri më 20 qershor, njoftoi të hënën Ministria e Mbrojtjes e Rusisë.
“Më shumë se 60 anije luftarake dhe anije mbështetëse, rreth 35 avionë të aviacionit detar, trupa bregdetare dhe më shumë se 11 mijë personel ushtarak janë të përfshirë në stërvitjen e grupimit të forcave të Flotës së Paqësorit”, njoftoi ministria në Telegram./UBTNews/