Rusia ka nisur stërvitjet detare në Detin Baltik mes tensioneve në rritje me fqinjët e saj evropianë për shkak të luftës në Ukrainë.
Në një deklaratë, Ministria e Mbrojtjes njoftoi se: “Stërvitjet detare të Ocean Shield-2023 kanë filluar në Detin Baltik”.
“Në total, është planifikuar të kryhen më shumë se 200 ushtrime luftarake, duke përfshirë përdorimin e armëve”, thuhet në njoftimin e Ministrisë.
Ministria shtoi se 30 anije luftarake, varka dhe 20 anije mbështetëse do të marrin pjesë së bashku me rreth 6 mijë personel ushtarak.
Gjatë stërvitjeve, marina do të praktikojë mbrojtjen e rrugëve detare, transportimin e trupave dhe ngarkesave ushtarake dhe mbrojtjen e vijës bregdetare./UBTNews/