UBT News

Rusia nis një valë të re sulmesh anembanë Ukrainës

Ukraina thotë se shkatërroi të 35 dronët Shahed të prodhuar nga Irani, të cilët i nisi Rusia në një valë sulmesh në të gjithë vendin gjatë të hënës.

Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës tha se Rusia ka nisur edhe 16 sulme raketore në qytete dhe rajone, në mesin e të cilave në Kharkiv, Kherson, Nikolaev dhe Odessa, si dhe 61 sulme ajrore.

“Probabiliteti i sulmeve të mëtejshme raketore dhe ajrore ruse në të gjithë Ukrainën mbetet i lartë”, njofton Shtabi./UBTNews/

Exit mobile version