Shërbimi rus i sigurisë FSB njoftoi të martën se ka ngritur kallëzim penal kundër dy gazetarëve të huaj që kanë kaluar ilegalisht kufirin rus për të raportuar nga rajoni i Kurskut, njoftoi agjencia e lajmeve Interfax.
Sipas kësaj agjencie, Rusia ngriti kallëzim penal për reporterin e Deutsche Welle-s dhe ndaj një korrespondenti të kanalit televiziv të Ukrainës 1+1.
Deri më tani FSB-ja ka ngritur kallëzim penal ndaj të paktën shtatë gazetarëve të huaj që kanë raportuar nga Kursku./UBTNews/