Ministria ruse e Shëndetësisë njoftoi se dy persona u vranë dhe 18 të tjerë, përfshirë tre fëmijë, u plagosën në sulmin më intensiv me mjete ajrore pa pilot (dronë) që Ukraina ka kryer deri më tani në Moskë dhe rrethinat e saj.
Zv.ministri rus i Shëndetësisë, Alexey Kuznetsov, foli para gazetarëve për të vrarët dhe të plagosurit në sulmin me dronë në kryeqytetin Moskë.
Duke ndarë informacionin se dy persona humbën jetën si pasojë e sulmit, Kuznetsov tha se u plagosën edhe 18 persona, mes të cilëve 3 fëmijë.
Kuznetsov bëri të ditur se të plagosurit u transferuan në spital për të marrë trajtimin e nevojshëm.
Sot ndaj kryeqytetit rus, Moskës dhe vendbanimeve përreth saj, u krye sulmi më intensiv me dronë që nga fillimi i luftës në Ukrainë.
Ministria ruse e Mbrojtjes njoftoi se 337 dronë ukrainas u rrëzuan mbi 10 rajone ruse gjatë natës.
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, vuri në dukje se presidenti rus Vladimir Putin është informuar lidhur me sulmin.