Rusia ndaloi Instagramin të hënën, duke ua bllokuar qasjen në këtë platformë sociale diku 80 milionë përdoruesve.
Rusia njoftoi rreth planeve të saj për të ndaluar platformën javën e kaluar, pasi Meta, kompania amë e Instagramit dhe Facebookut, iu lejoi përdoruesve në Ukrainë të bëjnë thirrje për dhunë kundër ushtarëve rusë që po pushtojnë Ukrainën.
Si kundërpërgjigje, prokurorët rusë i kërkuan një gjykate që të shpallte kompaninë Meta si “organizatë ekstremiste” dhe të ndalonte veprimtarinë e saj.
Ndalesa ndaj Instagramit, që hyri në fuqi nga mesnata, u konfirmua nga NetBlocks.
⚠️ Confirmed: Real-time network data show #Instagram is now restricted in #Russia across multiple providers; the popular social network has been banned by internet regulator Roskomnadzor after similar measures taken against Twitter and Facebook
— NetBlocks (@netblocks) March 13, 2022
📰 Report: https://t.co/1JIs5peFeO pic.twitter.com/ICunkqkhXF
Roskomnadzor, rregullatori rus i medias, u ka dhënë përdoruesve të Instagram-it dy ditë kohë për të larguar fotot dhe videot e tyre nga platforma para se të mbyllej./UBTNews/