Rusia ka ndaluar hyrjen e 154 anëtarëve të Dhomës së Lordëve si përgjigje ndaj vendimit të Mbretërisë së Bashkuar për të sanksionuar zyrtarët rusë.
Ministria e Jashtme ruse tha se këta 154 persona “kanë dhënë një kontribut të drejtpërdrejtë në zhvillimin e sanksioneve anti-ruse të Londrës” që synojnë krijimin e kushteve për “izolimin politik të Rusisë dhe shkatërrimin e ekonomisë së saj”.
Ministria tha se ata “përdorën autoritetin e tyre për të nxitur histerinë anti-ruse në Mbretërinë e Bashkuar” dhe “iu nënshtruan kursit politik rusofobik të qeverisë konservatore britanike”.
Muajin e kaluar, Rusia ia ndaloi hyrjen në Rusi kryeministrit Boris Johnson dhe ministrave të tjerë të lartë për shkak të qëndrimit “armiqësor” të Mbretërisë së Bashkuar për luftën në Ukrainë./UBTNews/