Një zyrtar rus i mbrojtjes po minimizon nevojën që trupat bjelloruse të marrin pjesë në “operacionin special ushtarak” të Moskës – term ky i përdorur nga presidenti rus për t’iu referuar pushtimit të vendit në Ukrainë.
Andrei Kartapolov, kreu i Komitetit të Mbrojtjes në Dumën ruse, i tha medias shtetërore ruse RIA Novosti të hënën se “nuk ka nevojë” që Bjellorusia të bashkojë forcat me Rusinë.
Intervista e tij vjen pasi presidenti i Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko njoftoi se Bjellorusia dhe Rusia do të “formojnë një grup të përbashkët rajonal të trupave” që thellon bashkëpunimin ushtarak midis dy vendeve.
Lukashenko kishte deklaruar gjithashtu se Ukraina po planifikon të sulmojë territorin bjellorus. Nga ana tjetër, Ministria e Jashtme e Ukrainës tha, “ky informacion nuk është i vërtetë”./UBTNews/