Rusia e ka shënjestruar Ukrainën me mbi 1 mijë bomba, dronë dhe raketa brenda një jave, konfirmoi ministria e Jashtme e Ukrainës.
Ministria njoftoi se janë lëshuar 190 raketa të llojeve të ndryshme, krahas 140 dronëve dhe 700 bombave ajrore.
“Mbrojtësit tanë të qiellit qëlluan pothuajse të gjitha objektivat, por edhe më të shkathëtit kanë nevojë për mbështetje për të mbrojtur njerëzit tanë nga terrori i Rusisë”, shkroi ministria në X./UBTNews/