Rusia lëshoi 81 raketa të llojeve të ndryshme gjatë natës, derisa nisi një sulm të ri kundër Ukrainës, njoftoi kreu i ushtrisë ukrainase.
Komandanti i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura, gjenerali Valerii Zaluzhnyi tha se raketat kishin në shënjestër infrastrukturën kritike.
Përveç kësaj, Zaluzhnyi tha se u lëshuan edhe tetë dronë të llojit Shahed-136/131 të prodhuar nga Irani. Ai tha se forcat ukrainase shkatërruan 34 nga 48 raketa X-101/X-555, raketa lundrimi “Kalibr”, si dhe katër drone./UBTNews/