Mbrojtja ajrore e Ukrainës rrëzoi dhjetë nga 14 raketat e lundrimit që u lëshuan nga Rusia në sulme vdekjeprurëse gjatë natës, njoftoi të martën Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës.
Mbrojtja ajrore kapi edhe një prej katër dronëve Shahed që u lëshua nga Rusia. Në qytetin qendror të Kryvyi Rih, të paktën gjashtë persona u vranë, dhjetëra u plagosën dhe ekipet e shpëtimit po punojnë për të nxjerrë personat e bllokuar nën rrënoja.
“Një pallat, një magazinë me ushqime. Aktualisht po çmontojmë rrënojat dhe po shuajmë zjarrin. Shumë njerëz humbën apartamentet e tyre. Tani jemi të angazhuar në zhvendosje”, shkroi Oleksandr Vilkul, kreu i administratës ushtarake të qytetit Kryvyi Rih, në Telegram./UBTNews/