Rusia thotë se po dëbon 36 diplomatë nga Holanda dhe Belgjika në një përgjigje të ashpër ndaj masave të marra kundër të dërguarve të huaj të Moskës.
Ministria e Jashtme ruse tha se kishte shpallur “persona non grata” 21 diplomatë nga Belgjika dhe 15 nga Holanda dhe u kishte dhënë atyre dy javë që të largoheshin nga vendi.
Në total, vendet evropiane kanë dëbuar më shumë se 300 punonjës të ambasadës ruse që kur Moska dërgoi trupat e saj në Ukrainë në fund të shkurtit./UBTNews/