Rusia thirri sot ambasadorin e Finlandës për të shprehur shqetësimet e saj në lidhje me një marrëveshje të re të mbrojtjes midis Helsinkit dhe Uashingtonit, tha Ministria e Jashtme ruse.
Zëdhënësja e ministrisë Maria Zakharova tha se zyrtarët e informuan ambasadorin se Moska “do të marrë masat e nevojshme për të kundërshtuar vendimet agresive të Finlandës dhe aleatëve të saj të NATO-s”, veçanërisht praninë ushtarake të NATO-s në rritje pranë kufirit të saj.
Në deklaratë lexohet, mes të tjerash:
“Rusia nuk do të lërë pa përgjigje ngritjen ushtarake të NATO-s në kufirin tonë, e cila kërcënon sigurinë e Federatës Ruse dhe do të marrë masat e nevojshme për t’iu kundërvënë vendimeve agresive të Finlandës dhe aleatëve të saj në NATO. Përgjegjësia për kthimin e zonës së fqinjësisë së mirë në këtë rajon në një zonë konfrontimi të mundshëm bie tërësisht tek autoritetet aktuale finlandeze”./UBTNews/