Rusia ka konfirmuar se ka kryer disa sulme ajrore në objektet ushtarake dhe depot e karburantit në rajonet ukrainase të Kievit dhe Mikolajivit.
Zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes në Rusi, Igor Konashenkov tha të dielën se një qendër kontrolli e bazës ajrore ishte shkatërruar afër Kievit.
Konashenkov tha gjithashtu se depot e karburantit në rajonin jugor të Ukrainës Mikolajiv u sulmuan me raketa.
Më herët, kryetari i bashkisë së Mikolajivit, Oleksandr Senkevych, raportoi disa sulme me raketa./REL