UBT News

Rusia kërkon ‘përmbajtje maksimale’ pas sulmeve të Pakistanit ndaj Iranit

Rusia i ka bërë thirrje Iranit dhe Pakistanit për “përmbajtje maksimale” dhe “të zgjidhin çështjet përmes mjeteve politike dhe diplomatike”.

Në një deklaratë të ministrisë së jashtme ruse bëhet e ditur se Moska po e vëzhgon përshkallëzimin e situatës në rajonin kufitar Iran-Pakistan. Tutje në deklaratë thuhet se “çdo operacion anti-terrorist jashtë territorit sovran duhet të kryhet në koordinim midis shteteve të përfshira”.

Rusia është sanksionuar nga vendet perëndimore pasi filloi pushtimin e Ukrainës në shkurt të vitit 2022, pasi tashmë kishte aneksuar pjesë të territorit ukrainas në vitin 2014./UBTNews/

Exit mobile version