Rusia deklaroi të premten se të gjithë avionët luftarakë që i janë dhënë Ukrainës nga shtetet perëndimore do të shkatërrohen, pasi Polonia dhe Sllovakia u zotuan se do t’i dërgojnë Kievit avionët MiG-29.
Qëkur nisi pushtimi i Ukrainës vitin e kaluar, shtetet e NATO-s i kanë dërguar miliarda dollarë ndihmë ushtarake Ukrainës, derisa Kievi po kërkon armë për të cilat thotë se janë jetike për të shmangur përparimin e Rusisë.
Moska e ka akuzuar Perëndimin se direkt po përfshihet në konflikt duke e furnizuar Ukrainën me armë dhe paralajmëroi më parë se armët e NATO-s ishin objektiva legjitime për forcat e saj./UBTNews/