UBT News

Rusia kërcënon Moldavinë me konfrontim ushtarak

Ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov e ka paralajmëruar Moldavinë se kërcënimi i sigurisë së trupave ruse në rajonin separatist të Transnistrisë do të çonte drejt konfrontimit ushtarak me Moskën.

Transnistria është njohur ndërkombëtarisht si pjesë e Moldavisë, por ka qenë nën kontrollin e autoriteteve separatiste që nga viti 1992, kur kolapsi i Bashkimit Sovjetik shkaktoi konflikt.

Rusia ka rreth 1 mijë e 500 trupa ushtarake në Transnistri, të cilën e përshkruan si forcë “paqeruajtëse”.

Moska thotë se ushtria e saj atje ofron paqe dhe stabilitet, por Moldavia dëshiron që trupat ruse të tërhiqen./UBTNews/

Exit mobile version