Rusia ka kërcënuar anijet civile në Detin e Zi, tha sot shefi i shtabit të presidentit ukrainas.
Andriy Yermak përdori një postim në aplikacionin e mesazheve Telegram për të nxitur komunitetin ndërkombëtar të dënojë ato që ai tha se ishin “metodat e terroristëve”.
“Anijet luftarake ruse po kërcënojnë civilët në Detin e Zi, duke shkelur të gjitha normat e ligjit ndërkombëtar detar”, tha ai./UBTNews/