Forcat ruse kanë lëshuar një grup të ri raketash drejt Ukrainës, sipas zyrtarëve ukrainas.
“Ne shohim se bombarduesit strategjikë janë ngritur dhe vala e parë e raketave tashmë është nisur”, tha Yurii Ihnat, zëdhënës i Forcave Ajrore të Ukrainës.
Mund të ketë disa valë sulmesh, shtoi Ihnat.
Sistemet e mbrojtjes ajrore janë duke funksionuar, por nuk ka “asnjë informacion” për numrin e raketave të lëshuara ose sa janë rrëzuar, tha ai.
Guvernatorët e rajoneve Odesa, Poltava dhe Vinnytsia kanë njoftuar se raketat po vijnë.
Sistemet e mbrojtjes ajrore të Kievit po “punojnë” pasi ka një “lëvizje raketash drejt rajonit”, tha Oleksii Kuleba, kreu i administratës ushtarake rajonale të Kievit. Ai u bëri thirrje banorëve të qëndrojnë në strehimore./UBTNews/