Po shfaqen shenja të një “fushate më të bashkërenduar nga Rusia që synon degradimin e infrastrukturës energjetike të Ukrainës”, raporton Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar (MM).
Ministria tha se forcat ajrore ruse kishin kryer një valë të madhe sulmesh drejt Kievit dhe Ukrainës qendrore më 7 dhjetor duke përdorur flotën e saj të rëndë bombarduese.
Ishte hera e parë që përdorte këtë flotë që nga 21 shtatori i këtij viti.
Ai thotë se avioni dukej të ishte Tu-95 BEAR H dhe raketat mendohej të ishin AS-23a KODIAK.
“Rusia pothuajse me siguri ka grumbulluar këto raketa për t’i përdorur në fushatën e dimrit”, shtoi përditësimi.
“Ky ishte ndoshta fillimi i një fushate më të bashkërenduar nga Rusia që synonte degradimin e infrastrukturës energjetike të Ukrainës”.
Ministria tha se dëmet “aktualisht duket se kanë qenë minimale”, por një civil u vra./UBTNews/