Rusia mobilizoi 300 mijë rezervistë për t’iu bashkuar ofensivës së Moskës në Ukrainë brenda pak më shumë se një muaji, tha ministri i Mbrojtjes, Sergei Shoigu në një paraqitje televizive.
“Detyra e rekrutimit të 300 mijë njerëzve është përfunduar”, i tha Shoigu Putinit, duke shtuar se 41 mijë janë bërë pjesë e njësive ushtarake në Ukrainë.
Putin i kërkoi Shoigut të falënderojë trupat e mobilizuara për “patriotizmin” e tyre./UBTNews/