UBT News

Rusia ka mjaftueshëm armë, thotë Medvedev

Rusia ka “mjaftueshëm” armë dhe artileri dhe pajisje të reja ushtarake do të vijnë së shpejti, të paktën kështu tha Dmitry Medvedev, kreu i Këshillit të Sigurisë së Rusisë.

Javët e fundit ka pasur spekulime sipas të cilave Rusia ka mbetur pa armë në kohën që po zhvillon një luftë në Ukrainën fqinje.

Duke i mohuar këto spekulime, Medvedev u shpreh se stoqet janë të mbushura.

Sipas tij, kundërshtarët e Rusisë “vazhdimisht thonë se po na mungon një gjë ose një tjetër”.

“Unë dua t’i dëshprojë ata, ne kemi mjaftushëm nga të gjitha”, tha ai, duke shtuar se pajisje të reja janë rrugës./UBTNews/

Exit mobile version