Një hetim i udhëhequr nga OKB ka gjetur që Rusia ka kryer një seri krimesh lufte në Ukrainë.
Këto krime përfshijnë tortura, vrasjen e civilëve dhe deportimin e fëmijëve, ka thënë raporti.
Komisioni i Pavarur Ndërkombëtar i Hetimit lidhur me Ukrainën ka thënë se forcat ruse kanë kryer sulme “pa dallim dhe disproporcion”.
Ukraina vazhdimisht ka përsëritur akuzat e tilla, por ky po cilësohet një hap i madh pasi ka ardhur nga një hetim ndërkombëtar./UBTNews/