UBT News

Rusia ka kontakte “sporadike” me SHBA-në për armët bërthamore, thotë Kremlini

Rusia është në kontakt me Shtetet e Bashkuara për armët bërthamore, por ky komunikim është “sporadik”, tha sot zëdhënësi i Kremlinit.

“[Kontaktet] po kryhen në nivelin e duhur. Ka kanale për dialog, por ato janë shumë sporadike”, tha Dmitry Peskov, duke shtuar se këto kanale u lejojnë të dyja palëve të informojnë njëra-tjetrën për pozicionin e tyre dhe të sjellin “mesazhe emergjente”.

Kjo vjen pasi zyrtarët amerikanë thanë se SHBA i ka komunikuar privatisht Rusisë gjatë disa muajve të fundit se do të ketë pasoja nëse Moska zgjedh të përdorë një armë bërthamore në luftën në Ukrainë.

I pyetur për të komentuar deklaratën se SHBA-ja do të “përgjigjet me vendosmëri” nëse Rusia kalon kufirin, Peskov tha: “Po e lë pa asnjë koment”./UBTNews/

Exit mobile version