UBT News

Rusia: Ka filluar evakuimi i ushtarëve ukrainas të plagosur rëndë nga uzina Azovstal

A view shows a plant of Azovstal Iron and Steel Works during Ukraine-Russia conflict in the southern port city of Mariupol, Ukraine May 15, 2022. REUTERS/Alexander Ermochenko

Ministria ruse e Mbrojtjes thotë se ka filluar evakuimi i forcave të plagosura ukrainase nga fabrika e çelikut Azovstal në Mariupol.

Nga pala ukrainase nuk ka pasur asnjë prononcim deri më tani për evakuimin e të plagosurve rëndë nga uzina.

“Më 16 maj, si rezultat i negociatave me përfaqësuesit e ushtarakëve ukrainas të bllokuar në territorin e uzinës Metalurgjike Azovstal në Mariupol, u arrit një marrëveshje për largimin e të plagosurve”, tha ministria, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve RIA Novosti.

“Aktualisht, në zonën e ndërmarrjes është vendosur një regjim armëpushimi dhe është hapur një korridor humanitar, përmes të cilit ushtarakët ukrainas të plagosur po dërgohen në një institucion mjekësor në Novoazovsk, në Republikën Popullore të Donetskut, për t’u siguruar atyre të gjitha ndihmën e nevojshme”, vijon në deklaratë.

Novoazovsk është rreth 25 milje (40 kilometra) nga Mariupol./UBTNews/

Exit mobile version