UBT News

Rusia i ofron përsëri vaksina anti-Covid Koresë së Veriut, e cila përballet me uri ekstreme

Rusia i ka ofruar vaksina anti-Covid Koresë së Veriut edhe një herë, pas raportimeve se një mbyllje e ashpër atje po çon drejt urisë ekstreme.

Pyongyang-u deri tash ka refuzuar vaksinat dhe ndihmat nga një numër i konsiderueshëm vendesh. Në vend të pranimit të ndihmës, Korea e Veriut ka vënë kufizimie dhe masa të ashpra në tentim për ta mbajtur virusin nën kontroll, por kjo ka ndikuar në tregtinë me vendet e tjera e veçanërisht me Kinën. Ekonomia e ketij shteti mbështetet shumë në Pekinin për ushqim, pleh dhe karburante.


Kim Jong-un javë më parë ka pranuar se vendi po përballet me mungesa të ushqimit, duke e përshkruar situatën si “të tensionuar”. Ai bëri disa deklarata muajin e kaluar ku u tha qytetarëve të përgatiteshin për “rezultatin më të keq ndonjëherë” , deklaratë kjo që nxiti njerëzit të bëjnë krahasime me një uri vdekjeprurëse që kishte ndodhur në vitet e 90-ta.

Sanksionet tregtare ndërkombëtare besohet se kanë shtuar edhe më tej krizën mbi furnizimet e ushqimit.

Rusia edhe më herët e ka paralajmëruar Korenë e Veriut se “jo të gjithë mund t’i durojnë kufizimet e fuqishme dhe masat strikte”.

 Të mërkurën, ministri i Jashtëm rus, Sergej Lavrov, tha se Moska i ka ofruar vaksina Pyongyang-ut disa herë deri tash. Ai gjithashtu përsëriti  ofertën për të siguruar vaksina nëse vendi i kërkon ato dhe kurdo që i kërkon ato.

Një raport i OKB-së të mërkurën, tha se Korea po perballet me mungesa të ushqimit prej rreth 860,000 ton këtë vit dhe parashikon një gjendje shumë të vështirë në muajt që po vijnë.Një mënyrë për të dalë nga kjo krizë do të ishte vaksinimi i njerëzve, diçka që do të shtyente regjimin t’i hiqte kufizimet kufitare dhe të rifillonte tregtinë, por ndoshta edhe të pranonte ndihma.

//BBC

Leart Sveçla,

Media dhe Komunikim, UBT

Pjesëmarrës në Akademinë Multimediale “Global UBT Fest 2021”

Exit mobile version