UBT News

Rusia i ankohet Turqisë: Dronët tuaj po përdoren nga Ukraina

Rusia është ankuar te zyrtarët turq se ushtria ukrainase po përdor dronët e prodhuar në Turqi.

Duke folur në një konferencë për media të premten, një zyrtar turk tha se Ankaraja i kishte thënë Moskës se prodhuesi turk i dronëve “Baykar Technologies” është një kompani private dhe blerja e pajisjeve nga Ukraina kishte përfunduar para luftës.

Sipas raportimit të CNN, zyrtarët ukrainas kanë deklaruar se dronët Bayraktar TB2 të Baykar janë një nga armët më efektive në arsenalin e tyre.

Javën e kaluar, CNN u fut në fabrikën e prodhimit Baykar në Turqi për një intervistë ekskluzive me shefin e saj të teknologjisë, Selcuk Bayraktar.

Bayraktar, i cili është dhëndër i presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan, tha se droni “po bënte atë që ishte projektuar për të bërë”.

Exit mobile version