UBT News

Rusia goditi Slovianskun, të paktën një i vrarë dhe shtatë të plagosur

Së paku një person ka vdekur dhe shtatë të tjerë janë plagosur pasi forcat ruse bombarduan qytetin e Slovianskut në rajonin e Donetskut, tha të martën administrata ushtarake e qytetit.

“Tregu qendror mori flakë. Rrethi qendror i qytetit, si dhe lagjet Varshava, Pivnichny, Slovkurort u prekën gjithashtu”, sipas autoriteteve lokale.

Pasi forcat ruse dhe separatiste siguruan Lysychansk – duke marrë në mënyrë efektive pothuajse të gjithë rajonin e Luhanskut, ata tani po i drejtohen qyteteve të Donetskut ende nën kontrollin e Ukrainës, përkatësisht Sloviansk dhe Kramatorsk./UBTNews/

Exit mobile version