Si pasojë e një sulmi rus me raketa në një stacion hekurudhor në Ukrainë mbetën të vdekur 25 persona.
Pesë nga viktimat e sulmit në qytetin lindor të Chaplyne u dogjën për vdekje në një automjet, thanë zyrtarët. Në mesin e viktimave ishin edhe dy djem të moshës 6 dhe 11 vjeç.
Presidenti Volodymyr Zelensky njoftoi për sulmin në mes të një takimi të Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB). Edhe 31 persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e sulmit.
Rusia nuk e ka komentuar rastin. Moska ka mohuar vazhdimisht se ka shënjestruar infrastrukturën civile.
Të enjten, komisionerja e OKB-së për të drejtat e njeriut, Michelle Bachelet i bëri thirrje presidentit të Rusisë që të ndalojë sulmet e armatosura në Ukrainë./UBTNews/