Gjykata në Moskë ka gjobitur Redditin për siç njofton ajo mosfshirjen e “informacionit të rremë” apo “përmbajtjes së ndaluar” lidhur me luftën në Ukrainë në platformën e saj.
Agjencia shtetërore e lajmeve RIA Novosti njoftoi se gjoba prej 2 milionë rubla (rreth 20,300 dollarë) u dha edhe për përmbajtjen e postuar në lidhje me organizatën e burgjeve AUE*, e cila është e ndaluar në Rusi.
Gjykatësi Timur Vakhrameev tha se Reddit është penalizuar sipas Kodit të Kundërvajtjeve Administrative të Federatës Ruse. E njëjta gjykatë do të shqyrtojë edhe një tjetër rast të martën kundër Fondacionit Wikimedia, operatorit të Wikipedia-s, për mos heqjen e përmbajtjeve të ndaluara./UBTNews/