UBT News

Rusia gjobit kompaninë Google me 78 milionë dollarë

Një gjykatë ruse ka gjobitur kompaninë Google me mbi 8 miliardë rubla (afër 78 milionë dollarë) për mos përputhje me dënimet e mëparshme ndaj korporatës së teknologjisë me bazë në SHBA.

Sipas një njoftimi nga shërbimi për media i gjykatave në Moskë, një gjykatës nga rrethi Nagorny shpalli kompaninë Google fajtore për shmangien e zbatimit të një dënimi administrativ. Njoftimi i lëshuar në rrjetin social Telegram tha se Google u gjobit me pak më shumë se 8 miliardë rubla për shkeljen, por nuk specifikoi dënimin administrativ që kompania amerikane kishte shmangur.

Në muajin dhjetor, presidenti rus Vladimir Putin akuzoi kompanitë Google dhe YouTube, të dyja në pronësi të Alphabet Inc., për përdorimin e burimeve në internet për të “promovuar qëllimet politike të qeverive të tyre”. Ky akt ka shtuar tensionet midis Rusisë dhe kompanive të mëdha teknologjike ndërkombëtare, të cilat janë nën një presion gjithnjë e më të madh për të përmbushur kërkesat e autoriteteve ruse./UBTNews/

 

Exit mobile version