FAS tha se Apple “krijon përparësi në aplikimet e veta dhe përkeqëson kushtet për shpërndarjen e aplikacioneve të konkurrentëve” në platformën e saj dixhitale të shpërndarjes ‘App Store’.
Shërbimi Federal i Antimonopolit i Rusisë (FAS) ka gjobitur gjigantin e teknologjisë amerikane Apple rreth 12 milionë dollarë për “abuzim të pozitës dominuese”, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë të botuar në faqen zyrtare të saj, FAS tha se Apple “krijon përparësi në aplikimet e veta dhe përkeqëson kushtet për shpërndarjen e aplikacioneve të konkurrentëve” në platformën e saj dixhitale të shpërndarjes ‘App Store’.
FAS vendosi të eliminojë shkeljet, duke përfshirë një dispozitë që lejon kompaninë Apple të refuzojë aplikacionet e palëve të treta në ‘App Store’ për ndonjë arsye, edhe nëse ato plotësojnë të gjitha kërkesat.
Po ashtu FAS e detyroi kompaninë Apple të sigurojë mundësinë që të gjithë zhvilluesit të shpërndajnë aplikacionet e tyre në ‘App Store’ pa humbur funksionalitetin e rëndësishëm.
Shërbimi për shtyp i kompanisë Apple reagoi ndaj vendimit, duke theksuar se nuk pajtohet me të dhe do ta apelojë vendimin në gjykatë.