Një gjykatë në Moskë ka gjobitur Google me 21 miliardë rubla (360 milionë dollarë) për siç tha rregullatori i telekomunikacionit të Rusisë të hënën, dështimin në heqjen e përmbajtjes lidhur me ndërhyrjen ushtarake të Rusisë në Ukrainë.
Roskomnadzor tha se YouTube, që është nën pronësi të Google dështoi të bllokonte “informacionet e rreme” mbi ofensivën në Ukrainë, si dhe “propagandën ekstremiste dhe terroriste” dhe përmbajtjen që u bën thirrje të miturve të marrin pjesë në demonstrata./UBTNews/