UBT News

Rusia gjobit Google me 11 milionë rubla për videot ‘false’

Një gjykatë në Moskë e ka gjobitur kompaninë mëmë të Google, Alphabet Inc për mosfshirjen e disa videove që po i konsiderojnë të diskutueshme.

Gjigantit të teknologjisë amerikane iu shqiptuan dy gjoba në shumën totale prej 11 milionë rubla (135 mijë dollarë) për “shkelje administrative”. Gjykata e Qarkut Tagansky në Moskë tha se kompania ka shpërndarë të dhëna të pasakta në lidhje me humbjet e trupave ruse dhe viktimat në radhët e civilëve në Ukrainë, sipas agjencisë së lajmeve TASS.

Në një nga videot thuhej se ushtarët rusë po flisnin në telefon me të afërmit e tyre. Trupat ruse ankoheshin për humbjet në viktima.

Disa platforma sociale, përfshirë Facebook-un dhe Instagram-in janë bllokuar në Rusi, ndërsa YouTube është ende e disponueshme./UBTNews/

Exit mobile version