UBT News

Rusia: Gjatë natës shkatërruam 132 dronë të Ukrainës

Ministria ruse e Mbrojtjes njoftoi se 132 mjete ajrore pa pilot (dronë) të Ukrainës u shkatërruan nga sistemet e mbrojtjes ajrore gjatë natës.

Në një deklaratë nga ministria u theksua se Ukraina u përpoq të sulmojë territorin rus me dronë gjatë natës.

Nga sistemet ruse të mbrojtjes ajrore u rrëzuan 132 dronë, thuhet në deklaratën në të cilën konfirmohet se 54 prej tyre u rrëzuan në Saratov, 40 në Voronezh, 22 në Belgorod, 9 në Rostov, 3 në Kursk, 1 në rajonet e Lipetsk dhe 3 mbi Krimenë e aneksuar.

Guvernatori rajonal i Saratovit, Roman Busargin, në deklaratën në kanalin e tij në Telegram tha se si pasojë e sulmit me dronë në qytetin Engels në rajon, u dëmtuan rreth 30 shtëpi dhe spitali i qytetit, ndërsa një zjarr shpërtheu në aeroport.

Sipas tij, ekipet shëndetësore dhe zjarrfikëse po vazhdojnë punën në vendngjarje. “Si pasojë e sulmit ka të plagosur. Për të plagosurit po ofrohet mbështetja e nevojshme mjekësore. Për shkak të zjarrit janë evakuuar civilët nga vendbanimet afër aeroportit. Për këtë arsye është shpallur gjendje emergjente“, tha Busargin.

Exit mobile version