Ministria e Jashtme e Rusisë ka thënë se gazetarët nga vendet perëndimore do të dëbohen nga Rusia nëse YouTube bllokon hyrjen në konferencat e zëdhënëses së saj.
Zëdhënësja Maria Zakharova, e cila mban një konferencë javore mbi politikën e jashtme ruse, duke përfshirë ndërhyrjen ushtarake të vendit në Ukrainë, tha se ministria e jashtme kishte paralajmëruar YouTube që të mos bllokonte përmbajtjen e saj.
“Sapo erdhëm dhe u thamë: ‘Ju bllokoni një konferencë tjetër, një gazetar apo media amerikane do të shkojë në shtëpi’, tha ajo, e cituar nga agjencia e lajmeve TASS./UBTNews/