UBT News

Rusia është përgjegjëse për vrasjen e Litvinenkos, sipas Gjykatës Evropiane

Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut ka lëshuar një vendim ku e bën përgjegjëse Rusinë për vrasjen e Aleksander Litvinenko, i cili ishte një ish agjent rus i kthyer në kritik të Kremlinit, transmeton UBT News.

Ai ishte helmuar me Polonium-210 gjatë pirjes së një çaji të gjelbër në Hotelin Millennium në Londër, dhe me datën 23 nëntor të vitit 2006 kishte ndërruar jetë.

“Gjykata konstatoi në veçanti se kishte një ‘prima facie case’ të fortë që në helmimin e Litvinenkos, Lugovoi dhe Kovtun kishin vepruar si agjentë të Shtetit Rus”, thuhej në vendim, duke iu referuar emrave të dy agjentëve rusë të akuzuar për vrasjen e Litvinenkos./UBTNews

Shënim: “prima facie” është shprehje që nënkupton”bazuar në përshtypjen e parë”.

Exit mobile version