UBT News

Rusia “ende as që ka filluar” në Ukrainë, thotë deputeti i Kremlinit

Rusia “ende as që ka filluar” në Ukrainë, të paktën kështu ka pohuar një deputet i Kremlinit.

Në një klip të shpërndarë nga gazetari i BBC-së, Francis Scarr, deputeti Alexei Zhuravlyov u thotë panelistëve në televizionin shtetëror rus se Ukraina i është nënshtruar “nazifikimit të plotë”.

Ai thotë se Rusia duhet të ketë dy synime – i pari është të “çlirojë ata që duan të çlirohen” dhe i dyti është “të zhvendosë kufijtë tanë të sigurisë”.

“Më lejoni ta them këtë përsëri, ne i kemi të gjitha aftësitë, mjetet dhe burimet. Ne po luftojmë”, thotë ai.

“Siç tha presidenti, ne nuk kemi filluar ende! Kjo është puna! Është e vërtetë! Këto nuk janë vetëm fjalë boshe!”/UBTNews/

Exit mobile version