Rusia do të ndalojë furnizimin e Evropës me gaz nëse Brukseli shtyn përpara kufirin e çmimit të gazit rus, ka paralajmëruar Dmitry Medvedev, ish-presidenti dhe kryeministri rus.
Duke iu përgjigjur komenteve të kryetares së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen për vendosjen e një tavani në çmimin që Evropa paguan për gazin rus, Medvedev shkroi në Telegram: “Thjesht nuk do të ketë gaz rus në Evropë”.
Të premten, Von der Leyen bëri thirrje për kufizim të çmimit të gazit të tubacionit rus që rrjedh në Evropë, duke thënë se është e nevojshme për të luftuar kundër përpjekjeve ruse për të manipuluar tregun evropian të energjisë./UBTNews/