Rusia është gati të ofrojë ndihmë gjatë hetimeve lidhur me shkakun e përplasjes së helikopterit ku mbeti i vdekur presidenti iranian, Ebrahim Raisi, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve, RIA.
Presidenti rus, Vladimir Putin i shprehu ngushëllime liderit suprem të Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, lidhur me vdekjen e Raisit, të cilin e cilësoi si mik të afërt të Rusisë.
Një helikopter, në të cilin ka qenë Raisi dhe ministri i tij i Jashtëm, është rrëzuar në teren malor në veriperëndim të Iranit, më 19 maj, teksa ka qenë duke u kthyer nga një vizitë prej Azerbajxhanit fqinj, dhe për pasojë të gjithë anëtarët në bord kanë vdekur./UBTNews/